Futboll

Pozitivë 7 pjesëtarë të Barcelonës, të gjithë të shëruar dhe në stërvitje

Shtatë pozitivë te Barcelona, pesë prej tyre futbollistë dhe dy pjesëtarë të stafit teknik, por emrat nuk janë publikuar. Lajmi është bërë i ditur nga radioja katalanase, “Rac1”. Ky ka qenë verdikti i testeve të zhvilluara nga lojtarët e Barcelonës para rifillimit të stërvitjes. Të gjithë kanë qenë asimptomatikë dhe që të gjithë tani janë mirë. Ata janë të pranishëm në stërvitje dhe po punojnë rregullisht. Në gjakun e tyre janë gjetur gjurmë të virusit Kovid-19.

Deri tani lajmi nuk është përgënjeshtruar nga klubi i Barcelonës, edhe pse ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Spanjë, pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha në botë. Në momentin e analaizave dhe rezultateve askush nuk ka thënë asgjë, as klubi dhe as Liga. Në këto kushte, as 5 lojtarët dhe as 2 pjesëtarët e stafit të trajenrit Kike Setien, nuk kanë ndjerë gjë.

Barcelona në stërvitje. Gazeta Si, 2 qershor 2020

Barcelona u stërvit dje me një grup kompakt për herë të parë pas 80 ditësh. Të shtunën, më 13 qershor, në Majorka do të rinisë kampionatin. Në fakt, Kovid-19 kishte mbërritur shumë javë më parë në klubin katalanas, pasi ishte infektuar mjeku i skuadrës, Ramon Kanal, i cili u shtrua në spital. Përveç tij, ishte prekur edhe mjeku i ekipit të volejbollit, Josep Antoni Gutierrez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë