Lajme

Pozicioni i Lagarde për investimet kundër ndryshimeve klimaterike

Christine Lagarde, e cila prej 1 nëntorit do të drejtojë Bankën Qendrore Europiane, ka zënë pozicion kundër ndryshimeve klimaterike. Dhe nuk është e vetme: me iniciativën e Mark Carney, numri nji i Bankës së Anglisë, ka lindur një rrjet financiar në mbrojtje të mjedisit me 30 banka mes bankave qendrore dhe instituteve të rregulloreve, me një portofol të përgjithshëm prej 100 mijë miliardë dollarë.

Christine ka në mendje “të shkojë ku të shkojë” e ndryshme nga ajo e Marios: teksa në atë kohë bëhej fjalë për mbrojtjen e euros, sot në plan të parë është (edhe) lufta kundër ndryshimeve klimaterike, që “duhet të jetë në qendër të misionit të Bankës Qendrore Europiane dhe të çdo institucioni tjetër.

E thënë nga Christine Lagarde, ish ministre e financave të Francës e aktualisht numri nji i Fondit Monetar Ndërkombëtar që prej nji nëntorit do të ulet në karriken e Mario Draghi në ndërtesën e re të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt.

“Jemi vetëm në fillim, por duhet ta kthejë në prioritet”, ka thënë në një seancë të fundit në Parlamentin e BE-së, duke shtuar se “çdo institucion duhet të ketë qasje ndaj mbrojtjes mjedisore si mision të tijin".

Sigurisht, BQE nuk mund të investojë në mënyrë të beftë të gjithë buxhetin e saj prej 2600 mld euro për çështje mjedisore, edhe pse nuk ekziston një treg kaq i gjerë i “obligacioneve të gjelbërta”.

Por Lagarde ka treguar qartësisht që rruga në të cilën duhet lëvizur është ajo e investimeve të qëndrueshe. Të paktën për sa i përket institucionit që shumë shpejt do të drejtojë.

Në rrugën e luftës të Bankës Qendrore Europiane kundër ngrohjes globale ka një problem të vetëm: principi i “market neutrality”, që detyron institucionin komunitar të mos diskriminojë një sektor krahasimisht me të tjerët. Por zgjidhja është aafër, e propozuar nga vetë Lagarde. Kjo do të nënkuptonte përshpejtimin e dritës së gjelbër për legjislacionin e BE-së, aktualisht në diskutim në Parlamentin Europian, i cili klasifikon me saktësi profilin e qëndrueshmërisë së pasurive të ndryshme financiare.

Një masë oportune, edhe sepse klasifikimi i përpiktë dhe i detajuar i investimeve të qëndrueshme kanë tendencë të pengojnë, me pasojë dhe disa obligacione jeshile rezultuan të ishin shumë pak "të gjelbra", siç zbulohet nga një studim i fundit nga Insight, një kompani e administrimit të pasurive të grupit Bny Mellon.

Në të vërtetë Christine mund të rezultojë të jetë vetëm maja e ajsbergut të një ndjeshmërie të paparë ndaj mjedisit në botën financiare, shumë e shqetësuar për efektet ekonomike të një ndryshimi klimaterik që, sipas një studimi të fundit nga Moody's Analytics, mund të prekte 69 trilion dollarë.

Më shumë se tridhjetë banka qendrore dhe autoritetet rregullatore kanë bashkuar forcat në "Rrjetin e Gjelbërimit dhe Sistemit Financiar" të ri, të themeluar nga Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney (dikur i Goldman Sachs dhe Banka Qendrore Kanadeze), i cili së pari në shtator 2015 ngriti problemin e ndryshimit të klimës në sferën financiare. Rrjeti mund të llogarisë në asetet kolosale: 100 mijë miliardë dollarë, sa dyzet fish e borxhit publik italian.

Ndërkohë, të gjitha multinacionalet kryesore globale, përfshirë gjigantët e Silicon Valley dhe sigurisht bankat europiane që janë goditur nga normat e interesit nën zero, po përgatiten të përballen me një kolaps të lidhur me ngrohjen globale. Por tashmë ka nga ata që kanë filluar të vuajnë: ndryshimi i klimës po prek ashpër disa sektorë të botës së financave dhe ekonomisë.

Pak shembuj? Ndërsa kompanitë e mëdha të sigurimeve kanë vite që i kurojnë plagët e ndryshimit të klimës, nga katastrofat natyrore shumë të shtrenjta për tu menaxhuar, edhe sektori i naftës po performon në mënyrë zhgënjyese në bursa.

Ndoshta erërat po ndryshojnë me shumë nxitim: ka qenë vetë BQE që ka nënvizuar që një “dekarbonizim” i dhunshëm I porotfolëve botërorë rrezikon të destabilizojë sistemin financiar ndërkombëtar. Kështu që po investimeve të gjelbërta, por me rregulla të qarta mbi atë çfarë do të thotë “e gjelbër” dhe pa krijuar pengesa shumë të forta në braktisjen e aseteve të karburantit fosil.

Burimi: Il sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë