Jete & Stil

Postimet më të bukura në instagram këtë javë

Modelet e flokëve të kapur dekoruan faqet e Instagramit gjatë javës që lamë pas. Alicia Keys ishte “gati për t'u nisur” me një gërshet tepër të gjatë të zbukuruar me bizhuteri të vogla ndërsa Zazie Beetz surprizoi me flokët e kapur në topuza të vegjël. Më pas, Rina Sawayama dukej si një mbretëreshë gati për një konkurs bukurie me flokët me onde gjysmë të lëshuar e gjysmë të kapur, buzë në ngjyrë korali dhe një hije të verdhë rreth syve.

Salem Mitchell provoi ti lyente sytë e saj me pudër me shkëlqim dhe u kujtoi ndjekësve të saj se sytë me shkëlqim janë qef dhe duken bukur deri në momentin kur i mbyll.

Duke treguar ngjyra plot jetë, modelja Anok Yai provoi një penel rozë ndërkohë që Raveena shkëlqeu me sytë e saj të lyer me ngjyrë të verdhë dhe faqe dhe buzë në ngjyrë trëndafili.

Dhe ndërkohë që vjeshta po afrohet me shpejtësi, disa muza bukurie si Mariah Carey dhe Ashley Graham po i kalojnë ditët e fundit të verës në ujë dhe po shkëlqejnë.

https://www.instagram.com/p/B16U-NhF3_C/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B14AFRXgbfj/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B12QYf5ALNx/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B177iXBldq8/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B1-O51LpL9I/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B16fMQ9gDrw/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B11zRXagGoN/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B1_-UJNId_I/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B2CCjqMH2nj/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B13tjOjBGS7/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë