Treg

Poshmark, nga rrobat e përdorura në një perandori shitjesh on line 625 mln$

Biz Carson - Manish Chandra, 51 vjeç, pjesë e inxhineirëve të Silicon Valley, është tanimë CEO i një aplikacioni mode, ku kombinohet një rrip i Louis Vuitton me një këmishë të Tommy Bahama dhe atlete Adidas. Janë të gjithë artikuj të blerë në Poshmark, aplikacioni social i shopping që bashkëthemeloi me Tracy Sun (tanimë po harxhon gjithë energjinë për tu shpërndarë në tregje të reja), Gautam Golwala (CTO) dhe Chetan Pungaliya (kryeinxhinier). “Puna ime e parë ishte të punoja për Intel. Ndërtoja baza të dhënash për gjysmëpërçuesit, dhe sot unë ndihmoj burra dhe gra të shesin këpucë,” thotë Chandra. “Vetëm në Silicon Valley mund të keni atë udhëtim gjatë 30 vjetëve.”

https://www.youtube.com/watch?v=kpn8hS8dFIc

Është një udhëtim fitimprurës në rritje, gjerësisht falë Poshmark, në të cilin Chandra ka 15% të aksioneve. Poshmark nisi shtatë vite më parë si një mënyrë që gratë të bënin para duke shfrytëzuar garderobën e tyre, një formë eBay për rrobat e përdorura. Tanimë po kthehet në më shumë se kaq. Po shiten rroba të reja gjithashtu, duke u kompletuar edhe me tregun me shumicë, ku sipërmarrësit on line shesin linjat e tyre të veshjeve. Kompania ka ngritur një mur të lartë që ngjet dhe ndjehet si një dritare shopping në telefon, në vend të kërkimit për të blerë, që të jep eksperienca në Amazon. Njerëzit ndjekin garderobën e njëri-tjetrit virtualisht, veshje të cilat janë në shitje—shpesh veshje të përdorura pak—dhe produkte që atyre iu duken interesante. Është një rrjet social me 40 mln njerëz, një kombinim i ndikuesëve (influencers) dhe miqve tuaj në Instagram ose Pinterest. Ndryshimi qëndron se gjithçka shihni është në shitje.

Prej 40 mln përdoruesëve, rreth 5 mln, ose 12.5%, janë gjithashtu shitës në aplikacion. Poshmark, që është vendosur në Redwood City, Kaliforni, nuk ka ndonjë inventar; përdoruesit e saj u shesin produktet njëri-tjetrit në mënyrë direkte . Alla Etsy dhe eBay, aplikacioni ka lindur një shumësi sipërmarrësish të vegjël, të cilët kanë ndërtuar biznese duke shitur në Poshmark, ndërsa si profesionistë rishitjeje ose si sipërmarrës mode autoktonë ata kanë lançuar etiketat e tyre të veshjeve. Poshmark mban 20% për çdo shitje, dhe të ardhurat priten 140 mln $ për 2018-ën. Kompania, që ka më shumë se 300 punonjës dhe që planifikon të rekrutojë më shumë se 100 të tjerë, mbetet pa fitime pasi fokusohet në zgjerimin e mëtejshëm në kategori të reja (po mendon të zgjerohet me veshje meshkujsh dhe kozmetikë) dhe ndërkombëtarisht (Kanadaja do të jetë e para). Poshmark ka mbledhur 160 mln për financimin e bizneseve të reja dhe kompania vlen 625 mln. Ajo paralajmëroi 70% rritje të të ardhurave gjatë 2017-ës (e cila lidh rritjen e 2016 me të 2017-ës).

Poshmark ka vetëm një fraksion prej tregut amerikan të shitblerjeve on line 600 mld $-ësh. Por kërkesa për veshje të lira është tepër e madhe. Sipas Federatës Kombëtarëve të Shitjeve me Pakicë, Offline, nëntë në dhjetë blerës, blejnë aty ku ka ulje çmimi,dhe 75% kërkojnë të negociojnë çmimin. Me shitjet online në rritje, rreth 4 mld $ çdo tremujor, Chandra mendon se më në fund e ka mirëpërcaktuar drejtë idenë e ndërtimit të një rrjeti social për shopping.

Startupi i tij i parë, Kaboodle, në 2005, ishte përpjekja e parë e Chandra për të kombinuar socialen me blerjet. Në fillim fokusi ishte tek produktet për shtëpi. Diçka e ashtuquajtur sit “bookmarking”, Kaboodle lejonte njerëzit të mblidhnin linqe me artikujt që donin të blinin dhe i ndanin me miqtë. ­Kaboodle ishte i suksesshëm: Chandra e shiti atë tek Hearst me një vlerë të raportuar prej 30 mln $ në 2007. Por shitja reale përmes rrjeteve sociale duhej të priste adoptimin e masës.

Poshmark ishte idea e tij e radhës, e ndërtuar mbi besimin e kulturës popullore, ku mënyra se si u prezanton njerëzve modën e re është përmes njerëzve, jo brandeve. “Jam shumë më pranë kulturës popullore si një 51-vjeçar, se sa njerëzit do ta kuptonin,” thotë Chandra. “Mund të të recitoj vargjet e këngës së fundit të Drake, por me shumë mundësi nuk mund të të tregojë se çfarë po ndodh me softwaret e ndërmarrjeve tani.”

Poshmark, ekipi

Pavarësisht kësaj, karriera e tij nisi në një ndërmarrje software-ash. Chandra ka lindur në Indi dhe i kaloi 15 vitet e para të jetës së tij duke lëvizur çdo 2 - 3 vjetë për të ndjekur karrierën e të atit si gjyqtar. Ai aplikoi në Institutin elit Indian të Teknologjisë, Kanpur për të studiuar shkenca kompjuterike dhe ishte personi i fundit që u pranua në klasë. Ai ndoqi masterin në Universitetin e Teksasit, Austin, duke fituar një interes rastësor për folkun meksikan. Pasi u diplomua në 1989, ai punoi për Intel. Përpara se të largohej ai punoi me një seri të dhënash për startupe në Kaliforninë veriore dhe përfudnoi M.B.A.prej Universitetit të Berkeley në 1995.

Me drejtuesin e kopshtit të të bijës në Pungaliya, me të cilin ai kishte punuar në një start up të mëparshëm, ndau idenë e Kaboodle. Çifti rekrutoi një person të tretë si bashkëthemelues për ti ndihmuar në punët inxhinierike, duke kontribuuar secili me 10,000 $ dhe e lançuan nga garazhi—njësoj si Poshmark. Kaboodle mori pak kohë për tu shfaqur. Poshmark rezultoi të ishte shitje më e lehtë për investitorët, të paktën në fillim. “Ishte një udhëtim i ndryshëm për shkak të reputacionit tim dhe sepse kisha një dalje të suksesshmë nga kompania paraardhëse.”- tha Chandra.

Prej kompanisë së themeluar në 2011, Chandra dëshironte të fokusohej tek blerësit dhe shitësit individualë, qofshin nëna perëndimore apo stiliste në L.A. Era e tregut frynte në favor të tij. Poshmark u lançua vetëm me një aplikacion në iPhone në një kohë kur telefonët celularë po zëvendësonin aparatet fotografikë dhe kompjuterat. Dhe pak vite më vonë Kriza e Madhe, njerëzit po kërkonin për mënyra se si të bënin do para më shumë.

Poshmark dhe disa startupe të tjerë, si rishitës të produkteve të luksit RealReal dhe tregu i rrobave të përdorura ThredUp, u përpoqën të fitonin terren në ndjesitë e publikut. Të dy konkurruesit përqafuan rrugën digjitale për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, në të cilën njerëzit të ishin pjesë me gjërat e tyre dhe të fitonin para kur kryenin shitjet online. Ndërsa ThredUp dhe RealReal menaxhuan çmimet dhe shitjet, Poshmark ndoqi rrugën e eBay, duke lejuar individët të ishin aktorë të shitjeve. “Është një klient tërësisht i ndryshëm,” – tha themluesi e njëkohësisht edhe CEO i ThredUp James Reinhart.

Diferenca që po bënte Poshmark ishte se po ndërtonte një rrjet social, jo aq shumë rreth atyre që ti njeh, por rreth atyre, shijen e veshjes të të cilëve ti pëlqen. Njerëzit ndiqnin njëri-tjetrin dhe ndanin lista veshjesh që iu dukeshin interesante që ndjekësit e tyre mund ti shihnin. Listat e përditshme të Posh brenda aplikacionit iu lejojnë njerëzve të shohin kategori të mëvetësishme, si të blejnë çizme të shkurtra për shembull ose fustane zhapone. Çdo listë ka një seksion komentesh për çdokënd që kërkon të pyesë rreth produkteve në shitje, dhe shitësit mund ti pyesin blerësit nëse ata dëshirojnë të kombinojnë veshjen.
Kompania kishte 1,000 përdorues në 2012, por ata shpenzonin shumë kohë në aplikacion, duke e hapur atë të paktën shtatë herë në ditë për një total rreth 20 - 25 minuta. Njerëzit shpenzojnë ende po aq kohë në Poshmark, por tanimë, sigurisht, përdoruesit janë me miliona. Rritja e shpejtë e vrau kompaninë në 2013 pasi ajo u rrit me 10 herë brenda vitit. Tani, pas rideimensionimit të serverave, Chandra është më pak i shqetësuar rreth sfidave teknologjike—dhe më shumë rreth gjetjes së blerësve dhe shitësve të mjaftueshëm për të konkuruar eBay-n.

Sipërmarrës si Suzanne Canon janë pjesë e rritjes së Poshmarkut dhe kyç për të ardhmen e tij. 39-vjeçarja prej Gainesville, Texas, nisi të shiste rrobat e saj të përdorura në aplikacion në Dhjetor të 2012-ës.Pasi menaxhonte pjesën e saj, ajo nisi të blinte rroba dhe ti rishiste ato. Më pas ajo lançoi brandin e saj të veshjeve, Infinity Raine, me partneren e saj në biznes, Tiffany Kroeger, dhe nisi të shesë tek shitësit e tjerë të Poshmark përmes tregut me shumicë të kompanisë. Në prill, pas gjashtë vjetësh, Canon u kthye në shitësen e parë të Poshmark duke e shpënë në 1 mln dollarë vlerën e shitjeve, dhe dyshja hapi një dyqan fizik në muajin maj në Gainesville. “Është një bekim, me të vërtetë, që gjithçka ndodhi kështu, sepse të dyja e nisëm duke “hequr qafe” disa prej rrobave tona ,” tha Canon.
Hapi i radhës për Poshmark: zgjerim i tregut për veshjet e meshkujve, veshjet e fëmijëve, plus produkte luksi. Një në pesë përdorues është mashkull, dhe kompania po identifikon tregje të reja si kozmetikë dhe dekorime shtëpishë. “Ne e mendojmë Poshmark si një paltformë sociale shitjeje ku moda ishte fillesa,” thotë Chandra,” por jo i vetmi vend ku ne synojmë të shkojmë.”

*Burimi: Forbes
Përshtati: S. Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë