Vende dhe Udhetime

‘Porto Palermo’ në Qeparo një nga plazhet më të mira në Europë, sipas The Guardian

Porto Palermo

Duke filluar nga plazhet ngjyrë rozë e deri tek plazhet që pak njerëz i vizitojnë, The Guardian ka zgjedhur plazhet më të mira në botë. Pjesë e listës ishte edhe fshati Qeparo në Vlorë, mes vendeve më të bukura për t’u vizituar.

Qeparoi është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha gëlqerore që del nga malet përreth. Ka shumë plazhe të fshehura. Edhe më kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i pazhvilluar dhe i përsosur për t'u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare. Një shëtitje e shkurtër përgjatë bregdetit është udhëtimi perfekt.

Porto Palermo, Qeparo

I arritur nëpërmjet një shëtitjeje të lehtë aventureske ose në një udhëtim të shkurtër me taksi nga porti afër Zolës, Fteri në Greqi është një alternativë për këdo që do të arratiset.

Fteri mbetet relativisht i qetë falë përpjekjeve të vogla për të arritur atje, por ata që e bëjnë shpërblehen me ajër të pastër dhe rërë të bardhë. Aty nuk ka bare apo restorante. Vetëm shpella për t’u futur, vende shkëmbore dhe pafund peshq.

Plazhi rozë i Elafonisit, Kretë i lidhur nga një lagune e cekët me një ishull të mbushur me duna, dikur ishte sekreti më i madh i Kretës. Edhe sot, plazhi rrallë është i mbushur me njerëz, përveç në kulmin e verës.

Plazhi i Elafonisit, Kretë

Nuk mund të mungonte as Santorini që është në preferencat e turistëve nga e gjithë bota.

Në mënyrë të pashmangshme Santorini është i popullarizuar nga blogerët që shkojnë për të bërë selfie.

Karavostási, Epir do të thotë "vendi ku ndalon anija" dhe është një emër i përshtatshëm për këtë vend të izoluar pranë Perdikës, një fshat i vogël në Greqi. Me rërë të butë si mëndafsh dhe ujëra të cekëta, ky plazh i largët është i përsosur për familjet me fëmijë të vegjël.

Karavostási, Epir

Bregdeti verior i Gjermanisë prej 3200 km, i cili përfshin dy dete ka një sërë zgjidhjesh për këdo që do një vend të izoluar apo edhe të mbushur.  Një nga plazhet më të mirë është në ishullin Rügen në Detin Baltik, në qytetin e vogël por simpatik të Sellin. Veshur me arkitekturë madhështore, është një vend që tregon histori.

Bregdeti verior i Gjermanisë

Nëse nuk dëshironi të rrini aty, ka zona më të qeta në veri dhe jug dhe tragete për në ishullin Hiddensee, i cili nuk ka banorë dhe lëvizet pa makina.

Pavarësisht se është emërtuar për fat të keq, Costa da Morte (Bregu i Vdekjes) është një bregdet spektakolar në veriperëndim të Galicisë, Spanjë. Vendkalimet prej druri të çojnë nga fshati Carnota përmes rrafshnaltave kënetore (një rezervat natyror) në një vend të mbushur me duna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë