Ne rrjet

Porosia e SHBA për Vuçiç: Ndalo fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

I dërguari i Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar sot presidentit serb Aleksandër Vuçiç të ndalojë fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pas visitës në Prishtinë, ku kërkoi heqjen e taksës ndaj importeve serbe, Ambasadori i SHBA-së në Gjermani ka paraqitur kërkesat e tij për Beogradin.

“Fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës duhet të ndalet. Heqja e takës do ta normalizojë lëvizjen e lirë të mallrave. Dua të dëgjoj se si do të lëvizim përpara, por të gjithë pajtohemi se taksa duhet të hiqet.”, tha ai.

Grenell deklaroi gjatë konferencës me presidentit serb se mosmarrëvshjet politike mund të kapërcehen, nëse fokusohemi tek ekonomia. Ai lëshoi edhe një kërcënim, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshje.

"Unë jam i sigurt se jemi duke shkuar në atë drejtim. Nuk më takon mua të them nëse është e drejtë diçka ose jo, unë jam këtu për t’i shtyrë palët drejt marrëveshjes. Unë kam ardhur këtu për t’i dalë në ndihmë Kosovës dhe Serbisë që populli i tyre ta shohi të ardhmen në vendin e tyre. Kam biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me politikanët që janë duke u munduar të formojnë qeverinë e re. " Por nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell 

Ai foli edhe për marrëveshjen për nisjen e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd, duke u ndalur sërish tek taksa ndasj importeve serbe.

“Ndihem i kënaqur me marrëveshjen për linjën e fluturimeve. Në Kosovë e kam ndjerë një energji të mirë, taksa duhet të hiqet sepse është e papranueshme”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë