Ne rrjet

SHBA uron Kosovën për Pavarësinë: Të arrihet marrëveshja me Serbinë

Sekretari Amerikan i Shtetit ka uruar sot Kosovën për 12 vjetorin e  Pavarësinë, duke i kujtuar Prishtinën zyrtare se ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Pompeo ndalet tek dy marrëveshjet e nënshkrua nga Beogradi dhe Prishtina për rinisjen e fluturimeve direkte dhe ndërtimin e hekurudhave, duke thënë se Kosova ka një mundësi për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me Serbinë.

“Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi për të çliruar potencialin e saj plotë, si për qytetarët tuaj, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe njerëz-me-njerëz me Serbinë, të cilat shtrojnë bazat për përparim të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Ai uron Kosovën duke premtuar mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së për integrimin euro-atlantik.

“Për më shumë se një dekadë, të dyja vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë bazuar në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten kritike për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe ne do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtypur korrupsionin dhe për të nxitur prosperitetin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson Pomepo.

“Në dëshirojmë më të mirën për popullin e Kosovës dhe mezi presim që të bashkëpunojmë në javët dhe muajt në vazhdim, duke shfrytëzuar momentin pozitiv që është krijuar përgjatë ditëve të fundit”, e përfundon Sekretari Amerikan i Shtetit letrën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë