Vende dhe Udhetime

Polonia, vendi ku do të hapet pishina më e thellë në botë

Polonia është vendi i parë që do të hapë pishinën më të thellë në botë këtë vit. Kjo pishinë do të ndërtohet nga kompania Deepsport rreth 40 kilometra larg qytetit Vrasovicë, dhe do të jetë e thellë rreth 45 metra.

Pishina do të mbushet me 8,000 metra kub ujë –e cila do të jetë e barasvlershme me 27 pishina olimpike. Kur të jetë gati për publikun, “DeepSpot” do të thyejë rekordin e pishinës italiane “Y-40 The Deep Joy” që ndodhet në Montegrotto Terme, e cila është 42.15 metra e thellë.

Rreth 1.100 ton çelik po përdoren për të forcuar strukturën e saj, e cila përmban edhe një të ashtuquajtur “vrimë blu”, vendi që shënon edhe thellësinë më të madhe.
Ideatorët thonë se kjo pishinë do të jetë ideale si për fillestarët, ashtu dhe për zhytësit me eksperiencë.

Projektuesit thonë se ata që nuk duan të lagen gjithashtu mund të kënaqen me lehtësira, falë një tuneli nënujor për spektatorët i cili iu ofron spektatorëve një pamje të rrallë.

Kjo nuk do të jetë pishina e vetme më e thellë në botë, pasi aktualisht është duke u ndërtuar tjetër pishinë në Colchester, Blue Abyss do të jetë 50 metra e thellë.

John Vickers, drejtor menaxhues i Blue Abyss, thotë se projekti i tij është "më shumë se vetëm një pishinë super-sized" dhe do të funksionojë si një "qendër tregtare e trajnimit astronaut" … dhe një qendër të performancës njerëzore që ndihmon njerëzit të arrijnë kulmet e tyre fizike ".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë