Bota

Polonia akuzon: Minsku shkeli hapësirën ajrore (Bjellorusia mohon dhe thërret ambasadorin)

Gazeta Si - Varshava ka akuzuar Bjellorusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore me dy helikopterë.

Për këtë arsye, ambasadori polak në Minsk, Martin Wojciechowski, u thirr urgjentisht nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia bjelloruse Belta. "Diplomati u informua se deklaratat e nxituara të bëra nga zyrtarët polakë në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dy helikopterë bjellorusë më 1 gusht 2023, nuk u konfirmuan pas një kontrolli gjithëpërfshirës të kryer nga pala bjelloruse, - shpjegon dikasteri. - Të dhënat e kontrollit objektiv të trajektores së fluturimit të helikopterëve, janë siguruar për ta demonstruar atë”.

Minsku më pas i kërkoi Varshavës që të mos e përdorte rastin si justifikim për "forcimin e trupave të saj" në kufi.

“Rusia dhe Bjellorusia po rrisin presionin në kufi, po shtojnë numrin e provokimeve të tyre dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i këtyre provokimeve do të rritet”.

Kështu tha kryeministri polka, Mateusz Morawiecki në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

"Këto aktivitete, - vazhdoi ai, - synojnë të destabilizojnë, të mbjellin frikë, kaos dhe pasiguri dhe në të njëjtën kohë të tregojnë dobësinë e krahut lindor të NATO-s për të gjithë partnerët e Aleancës".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë