Politike

Pollo: Humbëm 7 vjet kohë, Hagës i duhet mesatarisht 2 vjet për “Detin”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo tha se Shqipëria ka humbur 7 vite kohë për ta çuar “Detin” në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Kërkesa për ta çuar çështjen në këtë gjykatë ka qënë një ide e hershme e PD-së.

“Zgjidhja është e duhur por e vonuar. Duhet të jemi shumë të pakënaqur, Shqipëria ka humbur prej Ramës 7 vite kot. Mund të ishte çuar 7 vite më parë, sot do ishte përfunduar”, tha Pollo.

Më tej, ai shtoi: “Gjykata e Hagës do japë një vendim që do respektohet. Thjesht janë humbur 7 vjet... Mesatarisht Haga nga momenti i dorëzimit të kërkesës i duhen mesatarisht për këto çështje 2 vite për t’i trajtuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë