Rend dhe Ligj

Policia ndëshkon 98 shoferë dhe 190 qytetarë

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në 24 orët e fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Ndërkohë policia vijon kontrollet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/512006696128587/?__xts__[0]=68.ARDEZX20N4z3dbdlJp1aF_3rbH936biqF9ECywv0MN85B3ySU6P_bswGvag3x2ooLMvk8-3hvlCptQ3WHuOjeELvsK4VrcLWSIHYJZnGPwzYTYjxstajCx3iBzq6iaoNJCpPs9nkCFa8caLiIDJGSfkbYRNW6a92T1GEztLaaSDlPJgOFdEOKTy9X2RETe2iFGsScu6BarLkEOCag2ir8Ux0Uw2TV7vZESYdrZNS-9SbaosQHqq7V7iCGc1Bxyj9YeZhZg4PzfgnO8r6XZQOKCw_J8i8fjNxCxKmga8VpNz-CCpwyxRhAJKRRPllMU62A2ac9M2K4g2kCYsUADsyG7z0tlQtVW6MQ6Rb_A&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë