Lajme

Policia ndalon punimet për objektin e kultit në nder të Kacifas

Policia ka ndalura punimet për ndërtimin e një kishëze të vogël, nga familjarët e Kostantinos Kacifars, në fshatin Bulerat vendi ku 35-vjeçari u vra, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë , që ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Mediat bëjnë me dije se personi që po ndërtonte kishëzën, quhet Vangjel Braka, banor i fshatit dhe po hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e ndërtimit pa leje.  Ndërkohë sipas Policisë së Shtetit familja nuk është pajisur me lejë për kishëzën dhe kjo ishte arsyeja e pezullimit të punimeve.

Ndërsa avokati i familjes është shprehur për miat greke se kjo arsy nga Policia Shqipëtarë është thjesht një pretekst.

Kujtojmë se Kacifas mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Fillimisht i ndjeri  qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas policisë shqiptare. Aso kohe vrasja e 35-vjeçarit krijoi polemika të shumta, deri në replika mes politikanëve të të dyja shteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë