Lajme

Policia mësyn Portin e Durrësit. Niset për drogë, kap cigare kontrabandë

Dhjetra forca policore të shoqëruar me dronë dhe qen antidrogë mësynë pasditen e së premtes zonën e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe terminalin e pasagjerëve të këtij porti.

Detaje të aksionit nuk jepen, por burime për gazetën “Si” pohojnë se aksioni ishte ndërmarrë pas sinjalizimeve për sasi droge të fshehura në kontenierët që presin të shkarkohen në këtë port.

Zyrtarisht nuk ka asnjë informacion nëse gjatë këtij operacioni është sekuestruar drogë, por disa persona janë shoqëruar.

Në fund, policia tha se ka kontrolluar mbi 100 konteinerë, dhjetra magazina, skafe e peshkarexha si dhe objekte të tjera, ku ka sekuestruar armë dhe dokumente e targa të falsifikuara dhe cigare kontrabandë, por nuk njoftohet për drogë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë