Lajme

Policia merr në mbrojtje banesën e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt

Pas mbishkrimit “Shame on you” (Turp të kesh!), në muret e shkallës së pallatit ku banon, policia ka marrë në mbrojtje banesën e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt dhe familjen e tij.

Mësohet se efektivët e policies së shtetit janë vendosur poshtë pallatit të ambasadorit duke qëndruar aty për 24 orë, ndërkohë që ky pallat mbikqyret dhe nga kamerat e sigurisë si dhe policia private.

Deri tani janë shoqëruar dy vajza të cilat u morën në pyetje (njëra aktviste e LSI-së) në lidhje me parrullën që u shkrua kundër ambasadorit dhe më pas u liruan.

Ngjarja ndodhi në protestën e 11 majit, pasi ambasadori dënoi ashpër sulmet me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. SHBA dhe ambasadat e BE dënuan në bllok sulmin ndaj ambasadorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë