Rend dhe Ligj

Policia kontrolle të shtuara në Durrës, nën hetim 4 persona

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht katër persona, pasi akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë kontrolleve të shtuara në zonën e plazhit ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia ka konstatuar dy lokale në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Policia thotë se janë proceduar penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë si dhe shtetasit E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2799352507017769

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë