Presidenti Ilir Meta ka postuar një reagim të shkurtër, por të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
“Populli nuk mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar”, thotë ai.
Presidenti nuk e përmend Qeverinë, apo mazhorancën socialiste në këtë postim, por gjatë përplasjeve që ka pasur me ekzekutivin dhe Kuvendin në të shkuarën e ka akuzuar shumicën socialistë si bandë të lidhur me oligarkë, ndërsa risia këtu është termi ‘policësh të korruptuar’.
Përfshirja e këtij termi mbërrin pas gjobës prej 5 mln lekësh të vendosur nga policia për shkelje të masave anti-Covid ndaj drejtuesit të një shoqate në qytetin e Durrësit, i cili kishte organizuar një ceremoni takimi me Presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit nderoi me medalje “Nderi i Kombit” pas vdekjes arkeologun Vangjel Toçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.