Rend dhe Ligj

Policia gjobit 2 fasoneri dhe bllokon 2 mjete në Krujë

Policia e Krujës ka ndëshkuar 2 fasoneri në Krujë, duke u vënë gjobë 100 e 300 mijë lekë.

Po ashtu, policia ka bllokuar edhe 2 mjete që transportonin punëtorët.

Siç njofton policia, njëra fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve.

Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë