Futboll

Policia gjermane bën humor: Lutet kush ka informacion për Bajernin…

Bajerni fitoi të shtunën titullin e 31-të në histori, të 9-in radhazi në Bundesligë. Një rekord ky për bavarezët dhe në Gjermani janë të sigurt se Bajerni do ta zgjatë serinë e titujve radhazi, edhe pse kjo gjë do ta bënte më pak tërheqëse Bendesligën.

Dhe jo vetëm ata që merren me futbollin janë të shqetësuar për këtë çështje. Edhe Policia e Mynihut është vënë në “lëvizje” dhe në faqen e saj zyrtare të Twitter ka bërë pak ironi me titullin e bavarezëve.

"Kompeticioni i Bundesligës është zhdukur prej 9 vitesh. Janë të lutur të gjithë ata që kanë informacion për Bajernin të njoftojnë në çdo stacion policie”. Argëtuese sigurisht, edhe pse pas mesazhit ironik Policia ka bërë një tjetër postim, por këtë herë serioz: "Urime për kampionatin! Të dashur tifozë, mbani mend që rregullat e trafikut dhe Koronavirusit duhet të respektohen edhe gjatë festimeve. Kjo nuk është një shaka”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë