Rend dhe Ligj

Policia dokumenton 12 vjedhje banesash, dy në pranga, një në kërkim

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Periferia”, për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë, ndërkohë qe ka zbardhur dhe dokumentuar 12 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në rrethin e Durrësit.

Pas hetimeve, janë vene ne pranga D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë