Rend dhe Ligj

Policë të përfshirë në kontrabandë mallrash dhe drogë, arrestohen 2, pezullohen 4

SHÇBA ka arrestuar dy efektivë të doganës në Gorricë të Korçës dhe ka pezulluar 4 të tjerë në Gjirokastër, pasi janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Për dy efektivët e policisë kufitare në Gorricë të Korçës, inspektorët V.Ç., dhe V.D., është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Siç thuhet në njoftim, arrestimi i tyre është bërë në vijim të operacionit të datës 7 dhjetor 2019, ku u sekuestrua një sasi mallrash kontrabandë dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës 3 punonjës policie.
Ata akuzohen si të implikuar në kontrabandë me mallra në pikën kufitare të Gorricës.
Ndërsa në Gjirokastër, Drejtoria Hetimeve e SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Vlorë-Gjirokastër pezulloi nga detyra 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”:N/Komisar U.Sh., me detyrë, ish-Shefi i Stacionit të Policisë Dropull;

N/Komisar E.R., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull;

Inspektor H.L., me detyrë SPZ në Stacionin e Policisë Dropull;

Inspektor S.B., me detyrë ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Dropull.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A.G., nga Lazarati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë