Futboll

Pol Pogba dënohet me 4 vjet skualifikim për doping, karriera thuajse e mbyllur

Gazeta Si – Mesfushori i Juventusit, Pol Pogba, është dënuar me 4 vjet skualifikim për doping. Gjykata kombëtare antidoping ka vendosur për atë që kishte kërkuar Prokuroria.

Francezi rezultoi pozitiv ndaj testosteronit në një kontroll pas ndeshjes Udineze-Juventus të 20 gushtit të kaluar. Ai u pezullua menjëherë, ndërsa tani vjen vendimi. Sentenca mund të ankimohet në KAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportit të Lozanës, nga avokatët e futbollistit.

Gjyqtarët e çështjes nuk kanë marrë parasysh palën mbrojtëse, që kishte vendosur të mos pranonte një pakt, duke pretenduar mungesën e substancës së ndaluar. Pogba u pezullua më 12 shtator, pasi kishte luajtur disa minuta në dy ndeshje të Serisë A. Edhe analizat e dyta kishin konfirmuar faktin se lojtari ishte pozitiv.

Në moshën 31-vjeçare, pas këtij vendimi, karriera e mesfushorit mund të ketë marrë fund. Kontrata që ai ka me Juventusin është ende në fuqi dhe skadon në 2026-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë