Ka ndodhur

Pogradec, i riu me patentë false tenton t’i ikë policisë me makinë

Një 21-vjeçar, është arrestuar në Pogradec, për shkak se akuzohet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë. I riu, i identifikuar me inicialet K.P., banues në Maliq, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Pasi është kapur nga uniformat blu, gjatë kontrollit të dokumentacionit, 21-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë