Futboll

Poçetino i mbyll derën Milanit e Romës për Brojën, sulmuesi do mungojë edhe te kuqezinjtë

Gazeta Si – Jo vetëm Milani, edhe Roma kërkon shërbimet e sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja. Dy klubet e Serisë A kanë vënë në shënjestër lojtarin kuqezi, pasi kanë nevojë për të përforcuar sulmin. Por nuk e kanë aspak të lehtë, sepse Çelsi ka ‘frenuar’ largimin e Brojës.

Trajneri i Celsit, Mauricio Poketino, dhe Broja. Gazeta Si, 18 gusht 2023

Qëndrimin e klubit londinez e ka bërë të qartë trajneri Mauricio Poçetino, i cili në konferencë shtypi ka theksuar se beson te Broja: "Besoj shumë tek ai, - është shprehur trajneri argjentinas. – Mund të jetë një sulmues vërtet i rëndësishëm për ne". Fjalë këto që zbehin shpresat e Milanit dhe Romës për sulmuesin shqiptar.

Broja, sipas të gjitha gjasave, nuk do të lejohet nga Çelsi për dy ndeshjet e Kombëtares në shtator, pasi sapo ka lënë pas dëmtimin dhe nuk është në gjendje të luajë. Sulmuesi ynë më i mirë ka munguar në tri ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 në grup, ku Shqipëria ka marrë 6 pikë.

Në listën e trajnerit Silvinjo, përveç Arbnor Mujës, një sulmues anësor, pritet të jetë edhe emri i Mirlind Dakut, ose Xhakomo Vrionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë