Ka ndodhur

Po transportonte emigrantë, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Korçës vijon operacionin policor “Perimetri”, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit, është arrestuar një person, i cili është kapur duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se në pranga ka rënë 32-vjeçari Danjel Mete, banues në Korçë.

Sipas policisë, 32-vjeçari është kapur në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt fitimit 215 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë