Ka ndodhur

Po transportonte 7 shtetas të huaj me makinë, arrestohet 26-vjeçari nga Malësia e Madhe

Një 26-vjeçar është kapur duke transportuar 7 shtetas të huaj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vukpalaj”, është vënë në pranga 26-vjeçari me inicialet F. B.

Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari u kap në flagrancë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet, 7 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohet se po i transportonte në afërsi të kufirit me Malin të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë