Lajme

Po transportonin 5 sirianë, arrestohen 2 të rinj në Fier

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Mësohet se janë vënë në pranga dy shtetas, të cilët po transportonin 5 shtetas sirianë që kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.
Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet K. N., 25 vjeç, banues në Shkodër dhe M. F., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Siç njofton policia, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip “Benz” duke transportuar 5 shtetas të huaj sirianë që kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë