Ekonomi

Po sikur zëri fiskal i Europës të ishte aq bujar sa i SHBA-së?

U harrua shpejt ideja se Europa mund të kalojë SHBA-të në ekonomi. Ajo me të vërtetë është më pak e integruar ekonomikisht dhe politikisht, por ka hapësirë për të shfrytëzuar në formë eficente, që tashmë i ka kuptuar.

Ndër shtetet anëtare të BE-së ka akoma vende të varfëra, si Bullgaria ku PBB-ja nominale për person është sa ¼ e  asaj në Misisipi, vendi më i varfër në SHBA.

Vetë Europa ka dështuar për të realizuar potencialin e vet dhe performanca e saj gjatë pandemisë mund të rikuperojë reputacionin.

Nga viti 2000 deri në vitin 2007, ekonomia e Europës (përfshirë Britaninë) rritej mesatarisht me 2.1% , ndërkohë që në SHBA, rritja ishte me 2.5%.

Europa nuk kishte vend për krahasime më parë, por humbi terren pas krizës globale. Në fillim të pandemisë, PBB-ja e BE-së ishte evtëm 12% më e lartë se e vitit 2007 dhe e SHBA-së 22%.

Pandemia mori 8% të PBB-së së Europës duke e kthyer atë në nivelet që ishte Amerika në fillim të viteve 2000.

Pritet të nisë një divergjencë në transantlantik ku ekonomia të rritet me 3.7% këtë vit dhe njësoj gjatë 2022-shit.

SHBA-ja pritet të rritet me 6-7% këtë vit. Ajo është e gatshme t’i “shpëtojë kurthit” të normave të ulëta të interesit, të cila Europa sikur ka frikë t’i ikë.

Problemet e Europës janë të shumëfishta, plakja e popullsisë dhe rritja e ngadaltë e saj. Si edhe niveli i ulët i produktivitetit. Në krahasim me SHBA-në.

Fati i keq i Europës qe se një pandemi që mund të ndodhë një herë në shekull, e gjeti atë me institucione të pazhvilluara dhe e futi në recesion ekonomik para se të dilte nga një tjetër.

Banka Qendrore Europiane luajti një rol të ashpër dhe duhet të pranojmë që politikat fiskale e rënduam më shumë gjendjen financiare të kontinentit europian.

Gjatë recesionit të madh 2007-2009, deficiti i SHBA-së u rrit në 10% të PBB-së dhe vazhdoi të zgjerohej dhe përgjatë vitit 2016, ndërkohë deficiti i Europës po ulej. Europa nuk bëri tolerime gjatë krizës, por e liroi dorën me pandeminë. Deficiti i Europës, shkoi në 10% të PBB-së në rajon.

Duket vështirë që Europa t’i rikthehet kursimit. Politikat kufizuese që mund të cojnë ekonominë si më parë nuk do të vendosen për disa kohë. Fondi i Next Generation për vendet e Europës, pritet të ndihmojë në rimëkëmbje për gjatë 5 viteve të ardhshme, ndërkohë që deficiti do të qëndrojë në një nivel 5%. Ekspertet thonë se nëse Europa do të mbante në 2008 e në vazhdim ritmin e rritjes që kishte në vitet parardhëse nuk do të krijohej hendeku i 3 bilionë dollarëve.

Krtikët thonë se dhe Amerika mund të rrezikojë me politikat fiskale që po ndjek. Huamarrjet dhe shpenzimet e larta mund të rrisin inflacionin më tepër se duhet. Europa nga ana tjetër po përballet me një inflacion të ulët, me norma interesi pothuajse zero dhe disa obligacione akoma negative.

 Nëse Amerika bën një rikuperim të vrullshëm ekonomik, euroskeptikët mund të shtyjnë dhe Europën të bëjë diçka të tillë. Qeveritë europiane kanë bërë mirë më parë, e mund të bëjnë më mirë në të ardhmen.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë