Kinema

Po sikur Hitleri të ishte shoku juaj imagjinar?

Aktorët e vegjël mund të jenë të panjohur, por vogëlushi Roman Griffin Davis është drejt një fame të madhe. Ai u bë i njohur në filmin e fundit JoJo Rabit, duke qenë një fanatik i rinisë së Hitlerit. Filmi tregon rënien e Hitlerit përmes syve të një djaloshi 10 vjeçar, i cili gjithë kohës shoqërohet nga nëna dhe babi i tij.
Një realizim nga kompania e filmve "Marvel" nuk mund të ishte më mirës se kaq për kinematografinë në këtë fillim viti. Filmi ka pasur disa vlerëvime dhe është nominuar për çmimin Globi i Artë. Aktori i vogël është jashtëzakonisht i entuziazmuar dhe në një deklaratë për mediar ka thënë se në ceremoni do të vishet si kamarier, në mënyrë që mund të vizitojë të gjitha tryezat ku janë ulur idhujt e tij.
Por pavarsisht shakave, ai ishte shumë serioz në film, edhe pse në realitet duhet të dimë se Hitleri i bëntem "lavazh truri" djemve në moshën e tij, për t'i bërë më pas ushtarë të mirë.

"Unë nuk do të them emra, por ka shumë njerëz, disa prej tyre edhe në disa politikë, që po përhapin urrejtjen përmes internetit. Mendoj se kjo është përhapja e urrejtjes në mënyrë të pandërgjegjshme. Dhe unë mendoj se vetëm për gjeneratën tjetër, ata duhet të dinë se urrejtja e tyre mund ta dëmtojë shumë botën.Të gjthë e tregojnë Hitlerin të keq dhe askush nuk ka menduar se atë e detyruan të ishte i keq, kështu që nëpërmjeet këtij filmi ne do ta tregojmë këtë gjë," thotë vogëlushi.

Jojo është në moshën vetëm 10 vjeç në film dhe jeta e tij si nazist bëhet e ndërlikuar kur gjen një vajzë hebre të quajtur Elsa e fshehur në papafingon e tij. Marrëdhënia e tyre është e pazakontë, me ekuilibrin e fuqisë që zhvendoset vazhdimisht midis tyre. Ndërkohë që Hitleri shoku i tij imagjinar e stimulonte që kjo marrëdhënie nuk duhet të vazhdonte. Përvoja e aktrimit nuk ishte aq e madhe, por vogëlushi diti shumë mirë si të realizonte këtë film që e bëri atë të njohur./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë