Tiranë-Një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia, ndërsa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim tek kompleksi “Kodra e Diellit”.
Policia thotë se 59-vjeçari me inicialet F. Ç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:40, tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera, policia thotë se grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.