Vende dhe Udhetime

Po planifikoni pushime? Travel Trend ju ndihmon të kurseni para

Travel Trend është opsioni më i ri nga Google, përmes të cilit turistët kanë mundësinë të gjejnë bileta avioni, dhe të bëjnë rezervime hotelesh me çmime më të lira.

Aktualisht ky opsion është i disponueshëm vetëm në gjuhën angleze  dhe numri i qyteteve të përfshira në pjesën e biletave është i kufizuar , ndërsa sa i përket rrjetit të hoteleve mund të gjeni zbritje maksimale.

Përmes këtij lokacioni të veçantë përdoruesit mund të gjejnë një sërë ofertash , nëse po planifikojnë ndonjë udhëtim.

 “Nëse filloni të bëni planet tuaja për të rezervuar nga mesi i shtatorit pushimet e ardhshme, do t’i jepni vetes dhuratën më të mirë të pushimeve, pasi do të kurseni ca para shtesë duke përdorur opsionin Travel Trends”, tha kompania përmes një postimi.

Kujtojmë se që prej shkurtit të këtij vitit, Google gjithashtu ka bërë të mundur që njerëzit të rezervojnë hotelin direkt nga faqja e kërkimit të motorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë