Analize

Po për personelin shëndetësor kush kujdeset? Ata janë të lodhur…

Që nga fillimi i tij në Dhjetor 2019 në provincën Hubei të Kinës, sëmundja e re u përhap me shpejtësi në shumë vende të tjera, pothuajse brenda 2 muajve. Në pak kohë, sëmundja e shkaktuar nga virusi u konsiderua si urgjencë e shëndetit publik nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe u shpall një pandemi. Në mes të zhvillimit të kësaj sëmundje infektive në 206 vende në të gjithë botën, punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin personat kryesorë që u përballën me viktimat, gjendjen e pakuptueshme të virusit dhe një stres të akumuluar për muaj me rrallë.

Pavarësisht se mjekët dhe infermierët janë gjithmonë në vijë të parë për çdo sëmundje, ata nuk janë aq imun ndaj pasojave psikologjike. Favorizimi i pakët i mjekëve vjen si pasojë e ngarkesës së tepërt e punës / orarit të punës, herë pas here pajisjet e papërshtatshme mbrojtëse personale, duke u ndjerë të pa përkrahur dhe serioziteti që i kushtojnë njerëzit një sëmundje të tillë si covid-19.
Në disa studime që janë kryer gjatë 3 muajve të fundit kanë vlerësuar një ndikim shumë të madh psikologjik tek mjekët dhe infermierët. Të dhënat treguan se për mosha specifike dëmtimet psikologjike ishin specifike gjithashtu. Në një studim të kryer nga “Liang e al”, një kompani grumbullimi të dhënash, u konstatua se stafi mjekësor që ishte në moshë 31-40 vjeç ishin më tepër të shqetësuar për faktin se mos i transmetonin virusin familjarëve të tyre, ndërsa personeli në moshën 50 vjeç e lartë ishin të shqetësuar dhe përjetonin ankth në momentin që një pacient ndërronte jetë. Ndërkohë, pavarësisht nga mosha, siguria e kolegëve dhe mungesa e trajtimit për Covid-19 u perceptuan si faktorë që shkaktuan stres në të gjithë stafin mjekësor.
Studimet kanë konstatuar se personeli që ka pasur mbështetje sociale nga njerëzit, kanë qenë më efikas dhe kanë pasur një ulje të nivelit të ankthit dhe stresit. Studimi që përfshinë të dhëna nga një grup mjekësh në të gjithë botën tregon se një ndër vështirësitë më të mëdha që hasnin mjekët dhe infermierët ishte gjumi. Ata nuk mund të flinin rregullisht për shkak të gjendjes së pacientëve.
Hulumtimet në të kaluarën kanë treguar që epidemitë mund të shkaktojnë efekte të rënda dhe të ndryshueshme psikologjike te njerëzit. Në popullatën e përgjithshme, kjo mund të çojë në zhvillimin e simptomave të reja psikiatrike, përkeqësimin e sëmundjeve para-ekzistuese. Pavarësisht se të ekspozohen ose të infektohen njerëzit mund të zhvillojnë një frikë nga sëmundja ose fakti se mund të vdesin, shqetësimi, ankthi i tepërt, pafuqia, tendenca për të fajësuar njerëzit e tjerë që janë të sëmurë. Sëmundjet psikiatrike që njerëzit zhvillojnë përfshijnë depresionin, ankthin, sulmet e panikut, simptomat somatike dhe simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik, deri në delir, psikozë dhe madje edhe vetëvrasje.

Siç theksohet në studimet të ndryshme, gjetjet në të kaluarën kanë raportuar shumë kohë më parë se punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të ndikimit psikologjik negativ. Ndërkohë në studime të më pashme dhe në këto të tre muajve të fundit thuhet se mjekët kanë kërkuar vazhdimisht që qeveritë të mos lënë pas dore nevojat e tyre.
“Autoritetet shëndetësore duhet të konsiderojnë krijimin e ekipeve multidisiplinare të shëndetit mendor në nivel rajonal dhe kombëtar për trajtimin e shëndetit mendor dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike si për pacientët ashtu edhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Vlerësimi mund të bëhet duke përdorur media elektronike përmes aplikacioneve në internet. Ekzaminimi i rregullt i personelit mjekësor të përfshirë në trajtimin, diagnostikimin e pacientëve me COVID-19 duhet të bëhet për vlerësimin e stresit, depresionit dhe ankthit në to. Adresimi në kohë i problemeve të shëndetit mendor tek punonjësit e kujdesit shëndetësore mundësisht me mjete psikoterapeutike bazuar në modelin e adaptimit të stresit,” thuhet në studime. Përpos stresit të vazhdueshëm, mjekët dhe infermierët janë vazhdimisht të rrezikuar nga dëmtimi moral.

Çfarë është kjo gjendje?

Dëmtimi moral ndodh kur një person, kryen ose nuk arrin të parandalojë një fatkeqësi. Sipas ekspertëve kjo gjendje krahasohet me trauma psikologjike që përfshijë një përvojë ekstreme të pashembullt të jetës. Hulumtimet e ndryshme mbi dëmtimet morale tregojnë sesi dëmtime të tilla mund të prekin punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë të parët që janë përballur me shpërthimin e koronavirusit të ri. Në mes të raporteve për shërbimet e urgjencës së Nju Jorkut duke u mbingarkuar dhe shtetet që përpiqen të sigurojnë mjaft ventilatorë, të parët që përgjigjen dhe që vendosin se kush do të hyjë në ventilator janë punëtorët e kujdesit shëndetësor. Pikërisht këto skenarë që kanë ndodhur në shumë vende të botës janë tepër të vështira për mjekët dhe infermierët.
Ekspertët e kujdesit profesional,reagojnë se mjekët çdo ditë janë në një mjedis me rrezik të lartë, pasi po merren me një armik të padukshëm dhe po vuajnë lodhje ekstreme. Një person që vuan dëmtim moral, mund të përjetojë dëmtime të paqëndrueshme të sjelljes, dëmtime emocionale dhe psikologjike, për një kohë po aq të gjatë sa koha e ekzistencës së virusit.

Burimi: Studimi Xiang et al 2020/BBC/ Studimi Folkman and Greer, 2000/ National Library of Medicine SHBA.
Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë