Ka ndodhur

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Darzezës, në pranga 4 shtetas

Policia e Fierit ka arrestuar administratorin e një lokali në plazhin Pishë-Poros dhe 3 shtetas të tjerë, pasi po kryenin punimet pa leje në tokë publike plazh.

Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit Xhimi Hasanbega, Genci Toska, Edmond Silo, Aleksandër Kopili.

Policia thotë se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë, u kapën në flagrancë duke bërë një ndërtim pa leje me derdhje betoni në tokë publike plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë