Lajme

Po luante në ballkon, i mituri bie nga kati i tretë dhe plagoset rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një fëmijë është dërguar i plagosur në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Fëmija do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë