Lajme

“Po hamë pesticide”, të rinjtë e PD sulmojnë me domate AKU-në në Durrës

Të rinjtë demokratë janë ngritur sot për të protestuar ndaj pasigurisë ushqimore pranë godinës së AKU-së, e cila ndodhet në Shkozet.
Ata janë të pakënaqur nga roli i këtij institucioni në mbrojtjen e konsumatorëve. Sipas tyre ky institucion po lejon tregtimin e perimeve me pesticide, të cilat dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.
Në shenjë proteste ata kanë qëlluar me domate dhe perime të tjera godinën e AKU-së.
“Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marrë rryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone”, janë shprehur ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë