Financa Personale

Po, fëmijët janë të mrekullueshëm, por mund t’ju lënë me xhepa bosh

Nga Sarah Ditum- Ka disa këndvështrime për prindërimin kur ti pyet veten nëse ia vlen barra qiranë. Në terma financiarë, me shumë mundësi përgjigjja është jo.
Pavarësisht se nëna mund të jetë gruaja më e paguar për punën që bën, është rutina për çiftet që i bën të kuptojnë që kthimi i nënës në punë kushton gati po aq sa çerdhja që mund të jetë po aq sa paga e saj (dhe ndonjëherë më shumë). Kujdesi për fëmijët kthehet në një punë artizanale që kërkon mend, zemër e syçakërr: ankthi që të jesh prezent në çerdhe sa më shumë të jetë e mundur, lënia e fëmijës tek prindi tjetër sipas turneve, ndihma që mund të të japë një nga gjyshërit nëse je me fat. Përherë një shije paniku mbetet aty sikur ajo ditë (çdo ditë praktikisht) është dita më e pafat kur ti ndjehesh e copëtuar.


Kur kjo ishte zgjedhja ime për të prindëruar, unë dhe partneri im u sforcuam shumë për ta bërë të funksiononte, sepse të ishim në pritje deri në fillim të shkollës, do të më kushtonte pesë vite karrierë, të cilën nuk e kisha nisur ende.

Protestë pro abortit në Varshavë, Poloni në Janar 2018


Por kishte një alternativë tjetër, ose do të mund të kishte qenë e tillë, nëse do ta kisha vlerësuar përpara se të mbetesha shtatëzënë. Ashtu si shumë prej miqve të mi, pa fëmijë. Asnjë shpenzim për këtë qëllim që të anulon rrogën. Nuk do të duhej ti kërkoja "lëmoshë" as bebisiterit kur zyra ime të kishte nevojë për mua për të qëndruar më gjatë jashtë orarit të punës. Por nuk do të ekzistonte as gëzimi prindëror, megjithatë, si mund të humbësh personat që nuk kanë lindur?

Miqtë e mi pa fëmijë nuk bëjnë përjashtim. Të dhënat më të fundit nga Zyra e Statistikave Kombëtare thonë se niveli i lindjeve në Angli dhe Uells është më i ulëti që kur ka nisur të matet fenomeni: vetëm 1.7 fëmijë për grua, në një farë mënyre nën nivelin e zëvendësimit të 2.1. Por edhe shumë kombe të zhvilluara janë në të njëjtën situatë. Njëri nga shkaqet është ngritja e statusit të grave. Në mënyrë universale, sa më shumë gra kanë arsimim, aq më pak foshnje dëshirojnë.

Një presion tjetër është urbanizimi. Në një fermë, një fëmijë i ri së shpejti do të jetë një palë tjetër duarsh për të punuar. Në qytet, ata janë vetëm një gojë tjetër për t'u ushqyer.

Akoma më shumë kombe do të ndjekin këtë rrugë. Sipas Studiuesëve Darrell Bricker dhe John Ibbitson, të cilët shkruajnë në librin e tyre Empty Planet, popullsia globale do të arrijë kulmin rreth mesit të këtij shekulli dhe më pas do të fillojë të bjerë. Nuk është domosdoshmërisht një kusht për tu pikëlluar - në fund të fundit, më pak njerëz do të nënkuptojnë më pak konsumim të burimeve natyrore, ulje të emetimeve të CO2, ulje të konkurrencës për tokën. Por popullsia do të jetë e vjetër në mënyrë disproporcionale. Kështu një popullsi e plakur nuk do të mund të jetë më forcë pune. Dhe ekonomia do të tkurret. Ata do të kenë nevojë për kujdes, dhe do të ketë më pak njerëz për ta siguruar këtë ndihmë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme dhe e paprecedente për qeveritë.

Alternativa, e dashur për populistët e fortë, është lindshmëria: përpjekja e shëmtuar për të detyruar gratë të lindin. Në Poloni, kjo ka nënkuptuar kufizimin e të drejtave të abortit. Në Hungari, gratë me katër ose më shumë fëmijë janë të përjshtuara nga tatimi mbi të ardhurat. Në Kinë, propaganda shtetërore stigmatizon gratë pa fëmijë si "të mbetura", ashtu si dikur dënonte ata që shkelën politikën e vjetër për një fëmijë. Në Shqipëri jepet bonus financiar për çdo fëmijë të lindur dyfish më shumë se fëmija parardhës për çdo familje. Implikimi është i njëjtë: trupi i femrës është një burim që shteti mund ta përdorë për të siguruar rritjen e vet.

Megjithatë, në Gjermani, theksi është vendosur tek mbështetja e grave dhe jo tek shfrytëzimi i tyre. Ka një leje bujare, e krijuar për të inkurajuar burrat të marrin pjesë në prindërim, kështu që e gjithë barra e prindërve nuk do t'u mbetet grave, ndërsa çdo fëmijë i moshës mbi një vjeç ka të drejtën të shkojë në çerdhe. Dhe, falë disa faktorëve të tjerë, duket se funksionon: The Economist ka raportuar kohët e fundit se niveli i lindjeve në Gjermani u rrit nga 1.33 në 1.57 midis 2006 dhe 2017.

Ndërsa kostoja e shpënies përpara të popullatës do të jetë barrë e grave, ato refuzojnë këtë pazar të keq.
Nëse qeveritë dëshirojnë të zbusin goditjen e ardhshme demografike, mundësia e vetme e saj është të luajë pjesën e gjyshit bujar dhe të të kujdesen për fëmijët , të paktën në vitet e para.

*Burimi: The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë