Rend dhe Ligj

Po ecte në trotuar, ja kush është 19-vjeçari shqiptar që u vra në Gjermani

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e së enjtes në Volsburg  të Gjermanisë.

Mësohet se 19-vjeçari, Keidi Mara me origjinë nga Mati është vrarë dje në kohën kur ishte duke lëvizur bashkë me një shokun e tij.

Mara bashkë me shokun e tij janë qëlluar nga një makinë që kaloi aty dhe hapi zjarr me një breshëri automatiku.

Nga mediet gjermanë nuk ka shumë detaje mbi motivet e kësaj ngjarje të rendë, teksa mësohet se policia vendase ka ngritur një grup hetimor.

Mara nuk kishte precedent penal në Gjermani dhe as kushëriri i tij. Dyshimet e para të autoriteteve gjermane është se mund të kemi të bëjmë me një krim urrejtje.

Sakaq gjendja e të riut tjetër që mbeti i plagosur nga kjo ngjarje po ndiqet nga afër në spital, por bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë