Futboll

Plotësohet 32-shja e Championsit, të enjten shorti i grupeve. Ja si ndahen vazot!

Gazeta Si – Me mbylljen e fazës së ‘Play-Off’-it, janë mësuar edhe skuadrat e fundit që do të marrin pjesë në shortin e grupeve të Championsit, që hidhet ditën e enjte. Kopenhagen, Anversa dhe PSV janë tri skuadrat e fundit që kanë prerë ‘biletën’ për në grupe.

Kopenhageni ka eliminuar polakët e Rakov dhe do të kompletojë vazon e 3-të. PSV ka eleminuar Gllasgou Rejnxhërs dhe ka zënë vend po ashtu në vazon e 3-të, kurse Anversa, që eliminoi AEK-un, do të jetë në vazon e 4-t.

Nga ndeshja mes PSV-se dhe Gllasgou Rejnxhers. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Pritet që shorti të përcaktojë grupe interesante, po të kemi parasysh faktin se në vazon e dytë bëjnë pjesë skuadra si Real Madrid, Arsenal, Inter, apo Mançester Jujnajtid. Po ashtu, në vazon e 3-të gjenden emra, si Milan, Lacio dhe Shakhtar Donetsk.

Vazo e parë
Benfika, Barcelona, Bajern Mynih, Fejnord, Mançester Siti, Napoli, PSG, Sevilja.
Vazo e dytë
Atletiko Madrid, Arsenal, Borusia Dortmund, Inter, Lajpcig, Mançester Junajtid, Porto, Real Madrid.
Vazo e tretë
Lacio, Milan, Salcburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda, PSV, Kopenhagen.
Vazo e katërt
Gallatasaraj, Lens, Njukastëll, Real Sociedad, Union Berlin, Selltik, Jang Bojs, Anversë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë