Lajme

Plisat mbledhin ndihma për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë përmes një postimi në faqen zyrtare, grupi i tifozëve Plisat e ka filluar grumbullimin e ushqimeve dhe veshmbathjeve, që sot në orën 15:00 do të dërgohen në Shqipëri në ndihmë të të prekurve nga tërmetet.

13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që k goditur Shqipërinë. . Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja. Një skenë rrëqethëse ku nuk mund t'i mbash dot lotët. Në prehrin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorën gjallë nipin e vogël.

Sipas Grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, kishin njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook se janë duke grumbulluar ushqim dhe veshmbathje për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, përderisa në orën 15:00 do të nisen për në Tiranë.

Sipas sizmiologut Rrapo Ormëni, tërmeti ka zgjatuar nga 20-0 sekonda, është i njëjtë me atë të vitit 1926 dhe ka patur intensitet 8 ballë. Goditja më e madhe tashmë ka kaluar dhe pritet të ketë disa paslëkundje.

Pas lëkundjes të fortë 6.4 ballë thuajse të gjithë qytetarët dolën në rrugë, shumica u larguan me automjete në zona të parrethuara nga ndërtesa, duke krijuar një situatë kaosi edhe në rrugë. Qytetet si rrallë herë u zgjuan jo nga lindja e diellit, por nga goditjet e forta sizmike të orës 03:35. Fatkeqësisht, një grua e moshuar u zu e gjallë nën rrënoja, teksa me siguri ajo ka qenë në gjumë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete.
Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz dolën nëpër rrugë të terrorizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera. Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë