Vende dhe Udhetime

Plazhi spanjoll që po shkatërrohet nga turistët që bëjnë seks në duna

Overturizmi fajësohet gjithmonë për mbytjen e qyteteve historike, mbulimin e pamjeve me famë botërore me plehra dhe ‘vrasjen’ e jetës lokale në pikat e nxehta turistike në të gjithë botën. Tani turistët që bëjnë seks thuhet se qëndrojnë pas shkatërrimit gradual të një plazhi dhe rezervati natyror në Europë.

Rezervati i Veçantë Natyror Dunas de Maspalomas, në ishullin spanjoll të Gran Canaria, është i njohur për dunat e egra të rërës që valëviten pas farit të tij të vendosur në breg të detit dhe rregullisht kryeson listat e gjërave për t'u parë në ishull.

Dunat e saj, të cilat janë mbrojtur ligjërisht që nga viti 1982 janë një nga sistemet e fundit të dunave të mbetura në Europë, duke siguruar një vend pushimi për zogjtë që migrojnë midis Afrikës dhe Europës.

Por tani po ofron një lloj tjetër vendi pushimi, me turistët që shkojnë në duna për t'u çlodhur.

Një hulumtim i ri në Journal of Environmental Management "Rëra, Dielli, Deti dhe Seksi me të huaj, "ka treguar për herë të parë se seksi po ndikon në shkatërrimin e një vendi turistik.

Studiuesit shikuan 298 "pika seksi" në plazh, në një sipërfaqe totale prej mbi dy milje katrore, kryesisht midis "bimësisë me shkurre dhe të dendur" dhe nebkhas, duna që mbështjellen rreth bimësisë. Ata i studiuan ato gjatë majit 2018, periudhë e cila përfshinte festivalin lokal Gay Pride.

“Seksi i turistëve ndikon "drejtpërsëdrejti" jo vetëm në nebkhas, por edhe në tetë specie bimore vendase”, shkruhet në studim.

'Foletë' e seksit në duna

Turistët shkelin mbi bimësinë, heqin bimët dhe rërën, bëjnë "foletë" e tyre, madje duke i rrethuar ato dhe hedhin mbeturina duke përfshirë cigare, prezervativë, letër higjienike, peceta dhe kanaçe.

Ata gjithashtu përdorin dunat si tualet, me studiuesit që kanë gjetur "lokacionet e urinimit dhe defekimit".

Sa më e largët të jetë pika e seksit, aq më shumë ishte përdorur dhe aq më shumë mbeturina kishte mbetur në të, vunë re studiuesit. Edhe pse autoritetet lënë qese plehrash në disa nga zonat më të mëdha, ato zakonisht ishin plot.

Edhe "zona e përjashtimit" e dunave e cila është plotësisht e ndaluar për publikun, u zbulua se kishte 56 pika seksi.

Si pasojë e aktiviteteve të turistëve, sipas studimit ka pasur një “braktisje të plotë” të edukimit mjedisor në rezervë.

Për më tepër, hardhucat gjigante të Gran Canaria, një specie e njohur në ishujt Kanarie kanë "ngordhur pasi kanë ngrënë prezervativë të lënë pas nga kërkuesit e kënaqësisë", shkroi Patrick Hesp, një nga autorët e raportit, në një artikull për The Conversation.

Duke pritur deri në 14 milionë vizitorë në vit, Gran Canaria është një destinacion turistik miqësor për homoseksualët, me vizitorë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania ndër tregjet kryesore, dhe ndërsa autorët janë të shpejtë për të theksuar se nuk ka "asnjë qëllim për të kritikuar disa të komunitetit LGBTI", dhe theksuan se nuk ishin vetëm vizitorët LGBTQ që bënin seks në duna, ata vërejnë se "udhëtimi praktikohet hapur" në Maspalomas.

“Sistemet e dunave bregdetare janë një pjesë thelbësore e peizazhit detar, por janë përdorur për të tërhequr turizmin në mbarë botën me pasoja shkatërruese. Degradimi i tyre, në shumë raste, ka qenë pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit të turizmit”, shkruajnë autorët.

Siç shkroi Hesp në artikullin e tij të veçantë: "Ne nuk po bëjmë thirrje për t'i dhënë fund seksit publik por ne duam që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktojë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë