Lajme

“Plazhi i lirë” në Durrës, procedohen dy pronarë lokalesh

Operacioni "Plazh i lirë" sot ka vijuar në plazhet e Durrësit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit.

Në plazhet e kësaj bashkie, policia bën me dije se janë liruar rreth 6000 m2 plazh i zënë në mënyrë të paligjshme, si dhe ka sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.

Për këtë situatë paligjshmërie të krijuar aty, “uniformat blu” kanë proceduar penalisht 2 shtetas për veprat penale "Fshehja e të ardhurave",  "Mospagimi i  taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës".

Bëhet me dije se shtetasit me inicialet Gj.K., dhe B.Sh., kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale. 

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë