Vende dhe Udhetime

Plazhet më të mira për 2020 sipas Tripadvisor, 5 ndodhen fare pranë nesh

Këto janë plazhet më të bukura nga Tripadvisor dhe disa prej tyre ndodhen fare pranë nesh.

1-Plazhi i Fernando de Noronha, në Brazil

Ky breg mahnitës ka 8.465 komente në Tripadvisor, me 91 përqind të tyre e vlerësojnë si "të mrekullueshëm". Një udhëtar tha se ky plazh është thjesht mahnitës.

2. Plazhi i Grace Bay, në ishujt Caicos

Tripadvisor thotë se Grace Bay është i famshëm për bregun e gjatë me rërë të butë të bardhë dhe ujë të pastër kristal. Mbi 7,000 përdorues të Tripadvisor e vlerësojnë si të shkëlqyer.

3. Plazhi i Parajsës në Kubë

Ky është nga ato plazhe që duhet ta shihni me syte tuaj për ta besuar. Rëra e butë dhe e bardhë i jep një bukuri të jashtëzakonshme.

4. Plazhi i Lampedusas, Siçili

'Deti i mrekullueshëm, temperatura perfektë dhe ... qershia mbi tortë, mund të shihni breshkat që fshehin vezët.

5. Plazhi i kabinave, në Brazil

Ky plazh hyjnor merr zakonisht vlerësime mesatare në Tripadvizor, por është një nga më të mrekullueshmit në Brazil.

6.Plazhi “Shtatë Miljet”, në Ishujt Kajman

Sipas udhëtarëve, ky plazh është një parajsë mbi tokë dhe ka shkëmbinj nënujorë të mahnitshëm të mbushur me peshq ekzotikë

7. Plazhi Shqiponja, në Aruba

Ky plazh në SHBA njihet për rërën e imët dhe pemët e pafundme përgjatë bregdetit.

8.Plazhi i flamengove në Porto Riko

Ky është një plazh që duhet të vizitoni. Rërë e butë e bardhë dhe ujë kristal. Noti është i lehtë, pasi nuk ka batica të forta .

9. Plazhi Varadero, Kubë

Plazhi Varadero është një nga vendpushimet më të mëdha të Kubës dhe tejet i preferuar për turistët. Nuk është çudi, sepse ai është bekuar me rërë të butë dhe ujë të cekët.

10. Plazhi i Kleftiko, në ishullin e Milos në Greqi

Ky është plazhi që tërheq yjet e Hollivudit, për shkak të bregdetit shkëmbor dhe shpellave të mrekullueshme  përmes të cilave është e mundur të notosh. Vizitorët njëzëri thonë se mbërritja me varkë është alternativa më e mirë

11. Plazhi i Siestas, në Florida

Ky plazh ka 100 përqind rërë kuarci-kristal, e cila, njihet për ngjyrën e bardhë si bora. Për shkak të kristaleve, rëra nuk nxehet kurrë nga dielli dhe e bën plazhin edhe më të këndshëm

12. Plazhi Radhanagar, në Ishujt Andaman

Plazhi Radhanagar ka pushtuar prej kohësh rrjetet sociale. Përdoruesit e Tripadvisor e quajnë mahnitës, spektakolar dhe romantik..

13-Plazhi Luskentyre, në Britani

Ky plazhi njihet për resortet luksoze që tërheqin yjet botërorë.

14. Plazhi Formentera, në Ishujt Balearik, Spanjë

Ky rrip rëre është një vend i mrekullueshëm me ujëra të cekëta dhe të qeta.

15. Plazhi i Guaskave, në Spanjë

Ky plazh njihet për ushqimin e mirë dhe rrezet e diellit, por mbi të gjitha është i famshëm për guaskat shumë ngjyrëshe.

16. Plazhi i Shën Piterit, në Florida

Ky ishte plazhi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2012. Tripadvizor e përshkruan si magjik.

17. Plazhi i Veriut në Meksikë

Plazhi i Veriut mund të jetë i hapur për gjithë vitin, por shkoni në kohën e duhur dhe do të vërtetoni se është një vend i mrekullueshëm.

18. Plazhi Maho, në Ishujt e Virgin të ShBA-së

Ky plazh njihet si parajsa e breshkave të detit dhe shkëmbinjve të futur.

19. Plazhi Bavaro, në Punta Cana, në Republikën Domenikane

Ujëra të paprekur? Palma? Rërë mahnitëse e bardhë? Atëherë, çfarë po prisni, ky plazh i ka të gjitha

20. Restorti i Woolacombes, në Devon të Britanisë

Britanikëve u pëlqen të jenë pranë bregdetit dhe ky është një nga resortet më të njohur në kombin ishullor.

21. Plazhi Elafonissi, Kretë, Greqi

“Lonely Planet” e ka cilësuar plazhin e Elafonisi si një mahnitës. I ndodhur në cepin jugperëndimor të Kretës, ai rrethohet nga pemët e pafundme të bajameve

22. Plazhi i Bardhë, Australi

Ky plazh është ndër më të virxhërit në botë. Për të arritur atje, do të duhet të hipni në një varkë, detar ose helikopter .

23. Plazhi i Cala Mariolut, Sardenjë, Itali

Një nga plazhet më të vizituara në Mesdhe, për shkak të ujërave të kristalta por edhe bukurive që ofron Sardenja.

4. Laguna e Balos, në ishullin e Kretës, në Greqi

Plazhi në Lagunën e Balos nuk është i lehtë për tu arritur, do t'ju duhet një makinë 4x4 dhe një rrugë e gjatë shkëmbore. Por puna e vështirë do të shpërblehet, pasi është një plazh i mrekullueshëm.

25. Plazhi i Rërës së Zezë, Islandë

Një nga mrekullitë që ofron Islanda bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë