Ka ndodhur

Plas bombola e gazit, përfundojnë në spital burrë e grua

Një bombol gazi ka shpërthyer jashtë një banese në Tiranë, ku për pasojë janë plagosur një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”.

Policia bën me dije se në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet M. G., ka plasur një bombol gazi.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M. G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D. G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë