Rend dhe Ligj

Plantacione në Drashovicë të Vlorës, 2 të arrestuar 1 në kërkim për drogë

Policia e Vlorës ka goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Drashovicë.

Policia thotë se ka konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis në tre vende të ndryshme në fshatin Drashovicë të Selenicës dhe ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka shpallur një tjetër në kërkim.

Në pranga është vënë shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.

Në kërkim është shpallur shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.

Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë