Keshilla

Planifikimi i dasmës më stresues se 20 vite më parë

Një studim i 2,000 të rriturve të martuar britanikë zbuloi se dy në pesë persona mendonin se organizimi i dasmës merr më shumë kohë se 20 vjet më parë. 39 përqind thanë se teksa merreshin me organizimin e dasmës së tyre, ndiheshin sikur po bënin një punë të dytë. Sipas studimit, një 1 çifti i duhet rreth 9 orë kohë për të bërë listën e të ftuarve, rreth 11 orë kohë merr zgjedhja e luleve dhe vendi. Gjithashtu 12 orë kohë merr zgjedhja e veshjes për ditën e dasmës. 9 orë kohë shpenzonin për planifikimin e muajit të mjaltit. Një zëdhënës i Virgin Holidays, i cili udhëhoqi studimin, shtoi se: “angazhimi dhe marrja përsipër e të gjithëve këtyre detyrave, shpeshherë duket si një sfidë e pamundur për të rinjtë që presin të kurorëzojnë dashurinë e tyre.”

Një dasmë mesatare moderne merr 528 orë kohë për t’u planifikuar. Flokët dhe make-up dhe dekorimet janë detyrat që shumë çifte i lënë për në momentin e fundit. Përfundimi i listës së mysafirëve u konsiderua si aspekti më stresues i procesit të ndjekur nga gjetja e veshjes së përsosur të dasmës dhe organizimi i hotelerisë, sipas studimit OnePoll. Yvonne Bakouris, e cila ka qenë një projektuese e dasmave dhe festave për 20 vjet, tha se: “një ndikim të madh në planifikimin e dasmave të kohës moderne kanë edhe rrjetet sociale”. “20 vjet më parë, kishte thuajse të njëjtin vend ku organizoheshin dasmat, ndërsa sot rreth 14 përqind e dasmave në Britani mbahen jashtë vendit,” thotë ajo.
Ky është një bekim dhe mallkim për çiftet, pasi përveçse kanë mundësinë të kërkojnë për vendet përfekte për të kurorëzuar dashurinë e tyre, mbetet edhe një sfidë që merr shumë kohë.”

 

Më Shumë