Futboll

Plani i Juventusit, rinovim me Alegrin dhe 3 afrime për një skuadër niveli europian

Gazeta Si – Trajneri dhe drejtuesit e klubit po planifikojnë që tani sezonin e ardhshëm. Skuadër më e re, falë afrimeve të Djalo dhe Alkaraz. Goditja e radhës mund të jetë Sudakov.

Masimiliano Alegri me siguri është i kënaqur. Duke parë edhe pasionin e tij për tenisin, mund të përfitojë nga blerja e Karlos Alkaraz për t’u argëtuar dyfish. Duke lënë mënjanë batutat, për humorin e trajnerit të Juventusit nuk ka askush dyshime. Bardhezinjtë po bëhen gati të përballojnë Interin me mundësinë për ta kaluar, duke fituar ndeshjen direkt.

Masimiliano Alegri. Gazeta Si, 1 shkurt 2024

Situata në krahasim me një vit më parë ka ndryshuar krejtësisht. Në klub ka entuziazëm për rezultatet e trajnerit dhe rinovimi duket shumë afër. Palët po planifikojnë së bashku sezonin e ardhshëm. Ardhjet e Tiago Dialo dhe Alkaraz, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe limiteve të likuiditetit, shkojnë në këtë drejtim.

Juventusi kërkon të ndërtojë një skuadër të nivelit europian, të re dhe me Alegrin në krye. Kontrata e tij skadon në 2025-ën, por me shumë mundësi do të rinovohet. Në planet e klubit torinez janë gjithashtu afrimet e sezonit të ri, si Teun Kopmeiners, Rikardo Kalafiori dhe Georgij Sudakov.

Në Kontinasa janë të gjithë të ndërgjegjshëm për forcën e Interit, por duan të provojnë gjithçka për të fituar titullin. E pamundura kthehet në të mundur, siç ka deklaruar Alegri. E ardhmja e trajnerit do të diskutohet në pranverë, kur sezoni është më i qartë. Vështirë që Juventusi ta nisë sezonin 2024-2025 me një trajner në fund kontrate. Me siguri Alegri do të ulet në tavolinë bisedimi për rinovimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë