Ngjarje

Planeti përjetoi prillin më të nxehtë. Shkencëtarët: 2024 mund të thyejë rekordet për të dytin vit radhazi

Nxehtësia e jashtëzakonshme globale vijon rekordet e saj! Muajin e kaluar, bota përjetoi prillin më të nxehtë të regjistruar, sipas të dhënave nga Copernicus, shërbimi i monitorimit të klimës në Bashkimin Europian.

Kjo shënon muajin e 11-të radhazi me temperatura të paprecedenta globale. Me këtë pikë të re të të dhënave, disa shkencëtarë paralajmërojnë se ka shumë shanse që vitit 2024 të mund të kalojë 2023-in si viti më i ngrohtë i regjistruar, shkruan CNN.

Muaji i kaluar ishte 1.58 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e prillit në epokën para industrializimit dhe 0.67 gradë mbi mesataren e prillit midis viteve 1991 dhe 2020, zbuloi Copernicus.

Ndikimet e klimës kanë qenë të forta. Pjesë të Azisë janë përballur me nxehtësinë vdekjeprurëse: shkollat ​​u mbyllën për miliona fëmijë në Bangladesh, ndërsa fushat e orizit janë tkurrur në Vietnam.

Nxehtësia e paprecedentë globale po nxitet nga tendenca afatgjatë e ngrohjes globale, e shkaktuar kryesisht nga njerëzit që djegin lëndë djegëse fosile, e nxitur nga El Nino.

Ajo që do të ndodhë në muajt e ardhshëm do t'i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë nëse temperaturat e larta të papritura në 2023 ishin një fenomen i përkohshëm apo një shenjë e diçkaje të re që mund të nxisë ngrohjen më të shpejtë se sa ishte parashikuar më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë