Kosova

‘Plan për aneksimin e Veriut’, Kurti: Terroristët synonin krijimin e një korridori nga Serbia për të futur armë dhe trupa

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se bazuar në dokumentin e konfiskuar policia ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, i koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.

Kurti ka shkruar në platformën X se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do të mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

Ditën e djeshme u bë një javë nga sulmi ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Nga ana tjetër, u vranë 4 agresorë serbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë