Kosova

Petkoviç: Kërkojmë nga KFOR dhe EULEX të jenë objektivë

Nga Gazeta 'Si'-Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë të hënën se autoritetet në Serbi nuk janë duke kërkuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, “që të qëndrojnë në anën serbe”.

“Ne vetëm kërkojmë që ata të jenë objektivë, të jenë neutralë”, ka thënë Petkoviç në një konferencë për media në Beograd, në të cilën është diskutuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Atë ditë, Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup i armatosur, dhe për pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku. Pasi janë zënë në pritë të patrullës policore, sulmuesit janë strehuar në një manastir të fshatit, nga ku kanë vazhduar konfrontimin me policinë.

Tre prej sulmuesve janë vrarë.

Petkoviç ka thënë të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje nga EULEX-i lidhur me detajet e autopsisë së tre shtetasve serbë.

“Çështja e autopsisë është vendimtare”, ka thënë Petkoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë