Lajme

Plagosje me armë zjarri në Patos, 52-vjeçari në gjendje kritike

Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos të Fierit. Mësohet se i plagosur ka mbetur Edmond Fejzullahu, i cili ka marrë dy plagë në kraharor të shkaktuara nga një armë zjarri.

I plagosuri ndodhej në automjetin e tij në momentin e atentatit, ndërkohë që në spital ka mbërritur rreth orës 21:30 minuta. 52-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i është nënshtruar një operacioni.

"Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve" informon policia. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë