Lajme

Plagosje me thikë në Laç, i riu transportohet në Spitalin e Traumës

Një 23-vjeçar nga Laçi është plagosur rëndë me thikë pas një konflikti me dy bashkëqytetarë të tij dhe është transportuar në kryeqytet, në Spitalin e Traumës.

Policia e Kurbinit ka dhënë detajet e ngjarjes, duke bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit V.H., 24 vjeç, dhe K.S., 48 vjeç, të cilët kanë plagosur me thikë shtetasin E.M, 23 vjeç. Të tre janë banues në Laç.

Pas konfliktit fizik, shtetasi E.M. ka marrë plagë të thella me thikë nga agresorët dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Komisariati i Policisë në Kurbin bën me dije me nj njoftim zyrtar se materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme. Dy agresorët akuzohen për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë